Ahmetaj: 6 muajt e parë të vitit eksportet u rritën me 18.3%

schedule14:55 - 17 Korrik, 2018

schedule 14:55 - 17 Korrik, 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahemetaj, mblodhi Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë. Ndërsa analizoi shkëmbimet tregtare mes vendit tonë dhe atyre të rajonit e BE-së, Ahmetaj deklaroi se gjashtë muajt e parë të ketij viti, eksportet u rritën me 18.3%.

Eksportet e mallrave shqiptare gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas Institutit të Statistikave arritën në 158 miliardë lekë.

Rritja prej mbi 18% e tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u konfirmua dhe nga ministri i Financave dhe Ekonomisë në mbledhjen e komitetit të lehtësimit të  tregtisë.

Kontributin kryesor e ka dhënë grupi minerale, lëndë djegesë dhe energji elektrike.

“Të dhënat paraprake të 6-mujorit tregojnë një hapje të mëtejshmë të Shqipërisë gajtë vitit 2017. Eksportet e mallrave arritën vlerat e 372 miliardë duke u rritur me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Po t’i referohemi m6 mujorit të parë të 2018-s rritja është me 18.3%”.

Rritje me 4.7% kanë pësuar edhe importet, ndërsa defiçiti tregtar arriti në vlerën e 151 miliardë lekë duke u ulur  me 6.6% krahasuar me 2017.

Bashkimi Europian mbetet partneri kryesor tregtar, sipas ministrit të Financave, me 66.35 të volumit ndërkohë që shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit arrijnë në 11.1%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!