Time shpall Biden dhe Harris “Personazhi i vitit”

schedule09:13 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 09:13 - 11 Dhjetor, 2020

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, dhe zëvendësja e tij Harris janë zgjedhur njerëzit e vitit nga e përjavshmja Time, e cila për herë të parë ka vendosur bashkë në kopertinë një dyshe të tillë.

Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë njerëzit e vitit për 2020-ën, sipas të përjavshmes TIME: “Së bashku Biden dhe Harris ofruan rinovimin dhe restaurimin në një biletë të vetme. Dhe Amerika bleu atë që ata nxorën në shitje”

Ishin katër finalistët për kopertinën e cila çdo vit që nga 1927, zgjedh personin që në të mirë ose të keq kanë shenjuar 12 muajt: përvec Biden dhe Donald Trump, Time kishte menduar dhe epidemologun Entoni Fauci dhe aktivistët e lëvizjes Jetët e Zeza kanë rëndësi: të dy të vlerësuar me titullin “Rojtarët e Vitit”.

Kjo e vitit 2020 ishte një zgjedhje shumë e vështirë, shpjegoi revista amerikane që javën e kaluar vuri në kopertinë 2020 me një kryq të kuq mbi numrat duke shkruar se ishte një vit për t’u harruar për shkak të pandemisë

Njeriu i vitit nuk është një çmim. Është historia ashtu si është shkruar, në të mirë në të keq. Me Biden dhe Harris është hera e parë që një president i zgjedhur dalin së bashku në kopertinën e njeriut të vitit. Madje Harris është e para zv.presidente që del në kopertinën e kësaj reviste.

Një vit më parë kopertina ishte për Greta Thunberg, njeriu më i ri në moshë që e ka pasur këtë rast, ndërsa Biden është më i moshuari./abcnews.al