“Pavarësia” ndaj shqiptarëve, dënohet me 73 vite burg banda

schedule12:09 - 17 Korrik, 2018

schedule 12:09 - 17 Korrik, 2018

Gjykata e Firences ka dënuar me një total prej 73 vjetësh një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikimin e drogërave të forta. Banda vepronte në Livorno, Pisa, Massa Carrara, Prato dhe Parma.

Të dënuarit janë tetë persona:

  1. K.S. (1984) – 16 vjet burg.
  2. L. I. (1984) – 9 vite e 4 muaj burg.
  3. S. R., (1989) – 9 vjet e 8 muaj burg.
  4. S. E. (1996) – 8 vjet e 8 muaj burg.
  5. H. K. (1991) – 8 vjet burg.
  6. P. E. (1990) – 8 vjet burg.
  7. K. Ra. (1973) – 7 vjet e 4 muaj burg.
  8. M. E. (1997) – 6 vite e 8 muaj burg.

Policia italiane e shkatërroi grupin më 21 Mars të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar “Pavarësia”. Atë kohë u arrestuan gjithsej 12 persona në flagrancë dhe u sekuestreuan sasi të konsiderueshme drogrësah të forta: 53 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kokainë.

Gjithashtu, autoritetet sekuestruan 2 apartamente në Parma, 6 makina, mes tyre një BMW dhe një Mercedes-Benz, një kamionçinë, pesë biçikleta dhe dy llogari bankare brenda të cilave ishin depozituar 31.000 euro të përfituara nga aktiviteti ilegal i shqiptarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!