Qytetarët në Tiranë janë mbledhur sërish në protestë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë në orët e para së të martës.
Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se situata nga nisur të tensionohet disi pasi protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla si dhe bojë të kuqe në drejtim të institucioneve.
Protestuesit tashmë kanë rrëzuar gardhin e vendosur nga policia dhe ka përplasje mes palëve. Siç duket edhe në pamje, në drejtim të policisë, protestuesit po hedhin sende të forta. s.b/abcnews.al/