Shkarkimi nga KLGJ i gjyqtarit Kuqo, ministrja Gjonaj: Provë se sistemi i drejtësisë funksionon

schedule17:31 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:31 - 10 Dhjetor, 2020

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas shkarkimit nga KLGJ-ja të gjyqtarit Markelian Kuqo. Gjonaj ka përshëndetur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit ndërsa shprehet se kjo është një tjetër provë, se sistemi i ri i drejtësisë funksion.

Reagimi

“Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive.”

Ky reagim vjen pas vendimit të marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra. s.b/abcnews.al/