Shitën Gabigol tek Interi, Barcelona “zhvat” Santosin

schedule12:39 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:39 - 10 Dhjetor, 2020

Kur Neymar u ble nga Barcelona në verën e vitit 2013, katalanasit ranë dakord edhe për një tjetër talent të brazilianvëve, Gabigol.

Barcelona kishte gjetur akordin ne Santos përmes një kontrate që parashikonte se propozimi i Barçës do të ishte i pari që do shqyrtohej dhe klubi katalanas do të njoftohej në rast të çdo oferte tjetër.

Jo nuk u zbatua nga Santos dhe Inter e bleu brazilianin për 30 milionë euro. Barcelona nuk e priti aspak mirë këtë vendim dhe i hodhi në gjyq, teksa së fundmi është marrë vendimi final.

 

Gjykata i ka dhënë të drejtë spanjollëve dhe Santos do duhet të paguajë 2.9 milionë euro shpërblim ndaj katalanasve. Gabigol rezultoi dështim te Interi dhe u rikthye në Brazil te Flamengo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!