Bayern Munich në verën e vitit 2014 bëri një nga goditjet më të mëdha ndonjëherë, duke marrë Lewandowskin nga Borussia Dortmund me parametra zero dhe acaruar jo pak drejtuesit verdhezinj.
Polaku u shndërrua në një prej më të mirëve të Botës në Bavari, por nga ai Borussia nuk fitoi asnjë kacidhe, çka prishi edhe marrëdhëniet me Bayernin. Megjithatë, gjatë viteve gjërat u qetësuan dhe të dy klubet gëzojnë miqësi të mirë.
Por Bayern mundësi të zëvendësojë Lewandowskin me një tjetër verdhezi. Erling Haaland flitet se ka klauzola, që mund ta largojnë nga Borussia me një shumë të ulët dhe Bayern mund të përfitojë, por duket se nuk do e bëjë.
Këtë e pohon drejtori i klubit, Karl-Heinz Rummenigge. Ai shprehet se nuk do të ketë më në Bayern një transferim të stilit Lewandowski, pasi marrëdhëniet tashmë janë të mira.
“Haaland? Për sa kohë që do të jem te Bayern Munich, nuk do të ketë tjetër transferim të stilit Lewandowski. Përsa kohë e kemi Robert nuk na nevojitet. Kemi vendosur marrëdhënie miqësore me Borussia Dortmund dhe kam një miqësi shumë të mirë me Watzke (drejtori i Borussia)”, u shpreh Rummenigge. /abcnews.al