Është përshkallëzuar situata tek Kryeministria, ku aktualisht janë mbledhur protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës. Në pamjet që po transmetohen “live” në ABC dhe Abcnews.al mund të shihet tym e flakë si dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Më herët, demostruesit u përpoqën që të hapnin me forcë derën kryesore të kryeministrisë, por më tej, policia i shpërndahu.
Gazetari Juxhim Mustafarai raporton se ndaj turmës, policia ka hedhur edhe gaz. s.b/abcnews.al/