Protesta para Kryeminsitrisë, Salianji: Dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtësi

schedule18:07 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:07 - 9 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i PD, Ervin Salinaji në një status në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sërish për vrasjen e të riut, Klodian Rasha.
Ai shprehet se u synua që viktima të fajësohej, ndërsa shton se kjo çështje duhet të marrë drejtësi.

Ndërkohë këtë të mërkurë ashtu siç edhe u paralajmërua qytetarë të shumtë marshuan para Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas të Kryeministria, duke kërkuar  drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Statusi:
Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën!
Duhet drejtësi!
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!