Në Maqedoninë e Veriut janë luajtur sot ndeshjet e javës së 16 të kampionatit vendas. Në fushë ishin edhe katër ekipet shqiptare, teksa vetëm Shkëndija arriti të fitojë. Tetovarët mundën pastër me shifrat 2-0 Belasicën falë golave të Bejtulait dhe Ibraimit.
Vetëm barazim për vendin e dytë të renditjes, Shkupin. Bardheblutë kishin përballë kampionët në fuqi të Vardarit. Këta të fundit shënuan të parët me Micevski, ndërsa golashënuesi Darboe barazoi për Shkupin dhe i dha një pikë skuadrës së tij.
As Struga nuk arriti të fitojë, teksa u ndal në barazim pa gola ndaj Sileksit në transfertë. Renova nuk arriti t’i bëjë ballë Rabotnickit dhe u mund me shifrat 3-1 në transfertë. Pas javës së 16 Shkëndija kryeson renditjen me 36 pikë, katër më shumë se Shkupi ndjekës.
Struga renditet e pesta në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Renova është në vendin e nëntë, duke rrezikuar ende rënien një kategori më poshtë për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
Maqedoni e Veriut, Liga 1
Shkëndija-Belasica 2-0
Shënues: Bejtulai 45, Ibraimi 60′
Shkupi-Vardar 1-1
Shënues: Micevski 77’/ Darboe 89′
Sileks-Struga 0-0
Rabotnicki-Renova 3-1
Shënues: Djordjevic 41′, Sharkoski 51′, Stankovski 69’/ Shefiti 75′