Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe bashkëpunim në eliminimin me tritol të Vajdin Lamajt në 2005, pra 15 vite më parë. Por kush është Lul Berisha? Ai njihej si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend.
Lexo edhe: SPAK: Shullazi vrau Vajdin Lamen 15 vite më parë, Lul Berisha në kërkim për ekzekutimin e rivalit
Banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj që prej vitit 1998. Banda akuzohej për trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Koka tjetër e kësaj bande ishte Klodian Saliu i vrarë në vitin 2005, krim për të cilin Lul Berisha u shpall në kërkim.
Lexo edhe: Miku që u kthye në armik, si u ekzekutua Klodian Saliu pas përplasjes me Lul Berishën
Banda e Durrësit akuzohej për një sërë krimesh:
– Vrasja e Dritan Sallakut, 17. 10. 1998 në Durrës;
– Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës;
– Plagosja Marsel Sotirit, 29.10. 998 në fshatin Rrashbull të Durrësit;
– Vrasja e Marsel Sotirit, 22. 08.1999 në plazh, Durrës;
– Vrasja e Dritan Dishës, 09.07.2000 në Shënavlash, Durrës;
– Vrasja e Ervin Lames, 14. 01. 2002 në lagjen numër 3, Durrës.
Por në datë 6 dhjetor të 2016, Lulzim Berisha u lirua nga burgu, pra 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni e më pas ekstradimit drejt Shqipërisë. Berisha u lirua me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.
Lexo edhe: SPAK akuzon Shullazin, si u vra biznesmeni me tritol brenda ashensorit 15 vite më parë
16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli. Njëri prej anëtarëve të bandës, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të autorëve të ngjarjeve kriminale. /db/Abcnews.al