Sa feta bukë duhet të hani në një ditë

schedule16:58 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:58 - 8 Dhjetor, 2020

Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota.

Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Racioni i drithërave përmban bukën dhe çdo drith tjetër që konsumoni.

Ekspertë thonë tek të dhënat e grumbulluara nga agroweb.org, se gratë nga 19 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione drithi në ditë. Ndërsa burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 8 racione drithi në ditë, ndërsa ata nga 31 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 7 racione.

Burrat mbi të pesëdhjetat duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më pak racione drithi në ditë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!