Shoqërohet në polici Viktor Ymeri, daja i “El padrinos” së Vlorës

schedule15:16 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 15:16 - 8 Dhjetor, 2020

Në foto Edison Harizaj, nipi i Viktor Ymerit dhe Indrit Taullau

Shoqërohet në polici Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt te ekzekutuar në 7 Nëntor të vitit 2018. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është shoqëruar me urdhër të SPAK dhe dyshohet se ka të bëjë me të njëjtën çështje për të cilën u arrestua Indrit Taullau në Kosovë.

Viktor Ymeri u lirua një vit më parë nga burgu. Ymeri ishte arrestuar në vitin 1999 i dënuar me 25 vite burg për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës.

Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Nipi i tij, Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia, e të afërmit të tyre Viktor Ymeri./mv.abcnews.al