Polici i “Shqiponjave” që qëlloi për vdekje të riun pas mesnatës së djeshme është Nevaldo H. 31-vjeç dhe babai i dy fëmijëve.
Ai qëlloi Klodian Rashën mbrëmjen e djeshme për shkak se pretendon se ai kishte nxjerrë armën duke e drejtuar nga ai. Sipas efektivit i riu po ecte në rrugë dhe në momentin kur e ka thirrur për shkak se kishte shkelur orën policore, ai i është drejtuar me një send, në dukje armë.
Ai qëlloi me dy plumba në drejtim të tij duke e kapur në kokë dhe shpatull. 25-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda./mv.abcnews.al