Kina dhe Nepali kanë njoftuar një lartësi të re për malin Everest, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetë vjeçare midis dy vendeve. Mali më i madh në botë tani është 8,848.86 metra, rreth 0.86 metra më i lartë sesa ishte llogaritur më parë.
Kjo shifër është pak më shumë se matja e mëparshme e Nepalit dhe rreth katër metra më i lartë se matja e Kinës. Mospërputhja vinte për shkak se Kina thoshte se mali duhet të matet nga maja shkëmbore, ndërsa autoritetet nepaleze argumentonin se bora në majë duhej të përfshihej.
Marrëveshja për të njoftuar bashkarisht matjen e re të pikës më të lartë të Tokës u bë gjatë vizitës së Presidentit Kinez Xi Jinping në kryeqytetin e Nepalit, vitin e kaluar. Mali që shtrihet në Himalajet në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, ka qenë qendra e një mosmarrëveshjeje midis dy vendeve për vite me rradhë.
Disa gjeologë kanë sugjeruar që një tërmet i madh në 2015 mund të ketë pasur një ndikim në lartësinë e malit. Të tjerë kanë argumentuar se Everesti, si majat e tjera të Himalajeve, mund të jenë rritur me kalimin e kohës për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike. /abcnews.al