Eksperti Zef Gjeta shpjegoi përfitimet që merr trupi nga përdorimi i çajit të dafinës. I ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” eksperti tha se dafina është e pasur me vitaminë A, B dhe C, që e bëjnë atë një aleat të fuqishëm për shëndetin.
“Gjethja e dafinës ka përmbajtje që është vitamina C, një nga arsyet që e bën atë të mirë për organet e frymëmarrjes. Ka dhe vitaminë A dhe B. Është e mirë ndaj inflamacioneve, reaksioneve si dhe ka metale siç janë potasi, hekuri, kalciumi që janë të domosdoshme në procesin jetësor të njeriut. “, u shpreh ai.
Ai rekomandoi përdorimin e çajit të dafinës dy herë në ditë, ndërsa në kushte normale dhe pa probleme shëndetësore rekomandohet 3-4 çajra dafine në javë.
“Ka efekte jo vetëm për ftohjen, por efekte të mira ka dhe ndaj diabetit dhe tensionit të lartë, ndihmon në tretjen. Njerëzit bëjnë operacione dhe shumë pak veta përdorin çaj. Njerëzit duhet ta konsumojnë dhe të tentojnë të marrin një filxhan kafe me çaj dafine, një dozë e moderuar por duhet bërë në bashkëbisedim me mjekun. Në tërësi, ndihmon në rikthimin e mikroflorës pozitive në mirëfunksionin e organizmit. “, tha ai.
I pyetur nga moderatori Alban Musa se cila është mënyra më e mirë e marrjes së dafinës, eksperti tha: “Nga dafina nxjerrim vaj esencial shumë i kërkuar për pasojë është më i koncentruari, pastaj kur jemi në forma më të lehta i drejtohemi çajit dhe avujve ka dhe mundësi kombinimi. Tek fëmijët duhet të ketë kujdes në dozën që të mos shtojmë shumë pasi është e rëndë për ta.” /abcnews.al