Në Paris është organizuar parada ushtarake tradicionale në përkujtim të marjes së Bastijes. Presidenti francez Emanuel Makron ka nisur festimet, ndërsa rreth 12 mijë anëtarë të forcave të sigurisë janë mobilizuar në kryeqytetin francez.
Presidenti francez Emanuel Makron hapi zyrtarisht festimet e 14 korrikut, përgjatë Champs Elysees, pranë shefit të shtabit, duke shënuar dhe nisjen e paradës tradicionale ushtarake për përvjetorin e marrjes së Bastijes. Në total në paradë marrin pjesë 4.290 ushtarë, 220 automjete, 250 kuaj, 64 avionë e 30 helikopterë. Festimet janë të blinduara, 12 mijë anëtar ëtë forcave të sigurisë janë mobilizuar në Paris dhe në rajon për 14 korrikun por dhe në prag të finales së Botërorit të futbollit, ku pasditen e të dielës Framca sfidon Kroacinë në Moskë. /abcnews.al