Mitsotakis: Në 30 Dhjetor BE miraton vaksinën anti-covid, për 48 orë vjen në Greqi, do e bëj i pari

schedule19:15 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 19:15 - 7 Dhjetor, 2020

Në datë 30 dhjetor Bashkimi Europian do të miratojë vaksinën anti-covid dhe brenda 48 orëve do të fillojë në Greqi”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryeministri grek Mitsotakis. “Unë do të bëj vaksinën ndër të parët” tha kreu i ekzekutivit grek.

Por si do të bëhet rihapja graduale? “Ne duam të jemi të sigurt se rihapja e ndjeshme që do të bëjmë nuk do të çojë në një valë të tretë” tha Mitsotakis, duke theksuar se “për të bërë vaksinimin masiv do të duhen disa muaj“.

Selaniku është një nga rajonet më problematike në Greqi. Kryeministri pranoi se mbase Selaniku duhet të mbyllej më parë. Jetë nate në Greqi nuk do të ketë deri në momentin që do të ketë imunitet masiv të popullsisë, tha ai.

Krishtlindjet në vendin fqinj do të festohen me masa të forta shtrënguese, ndërsa familjeve greke u rekomandohet që në tryezë të mos kenë më shumë se 9 persona./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!