Arbana Osmani zbulon sekretin e miqësisë shumëvjeçare me Xhemi Shehun

schedule17:58 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 7 Dhjetor, 2020

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë shembulli konkret se si profesioni nuk ndikon në miqësi.

Miqësia e tyre shumëvjeçare flet vetë dhe të gjithë janë bërë kuriozë se cili është sekreti i saj.

Sot, Xhemi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një bisedë private me Arbanën, që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ajo i kërkon shoqes së saj të mos publikojë më video me përgatitje sallatash, por diçka më të shijshme. Arbana siç duket i ka gjetur menjëherë pikën e dobët dhe i ka treguar se në darkë do të përgatisë sushi, që t’i lëshojë Xhemit goja lëng.

“Ok. Unë do bëj një giveaëay sot dhe s’do të ndjek”, i është përgjigjur Xhemi me shaka.

Arbana e ka ripublikuar bisedën dhe shprehet se këto momente e kanë bërë që të mos heqë dorë kurrë nga miqësia me Xhemin.

“Kur më pyesin pse zgjat shoqëria juaj, ja urdhëro, se i punon mendja vetëm për shejtanllëqe që më shkrijnë gazit”, ka shkruar moderatorja. l.k/abcnews.al