Bernard Berisha e ka nisur shumë mirë këtë sezon me Akhmat Grozny në Rusi. 6 gola dhe 2 asiste në kampionat për sulmuesin e majtë të Kosovës, i cili sot ka humbur një penallti.
Ekipi çeçen po luan në transfertë ndaj Sochi dhe kishte një shans të artë të kalonte në avantazh në minutën e 17-të të ndeshjes.
https://streamable.com/cjnbqm
Berisha fitoi një penallti dhe e mori përsipër vetë ekzekutimin. Për fat të keq, goditja e kapitenit dardan u prit nga portieri vendas.
Sochi përfitoi nga kjo situatë dhe pak minuta më vonë zhbllokoi takimin falë golit të kroatit Marko Dugandzic. /abcnews.al