OFL i dërgon formularin 5 personave, tre prej tyre të dënuar për vrasje

schedule12:48 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:48 - 7 Dhjetor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vepra të ndryshme penale. ABC mëson se ata janë Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho dhe Enri (Gazmir) Ajdinaj.

Veprat penale

Bledar Qemalaj, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;

Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al