Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, operatori i shumë filmave artistik, Ilia Terpini. Ai kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë, ku nuk u kthye më. Ilia Terpini ka qëndruar prapa kamerës për 34 vite.
Në arkivin e filmit si operator mbajnë firmën e Terpinit 27 filma artistikë dhe mbi 150 dokumentarë. Operatori i njohur ishte “Artist i merituar”, dhe nderuar me një serë çmimesh. Si “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”.
Ilia Terpini është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”./abcnews.al