Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka arritur të depërtojë në tregun muzikor ndërkombëtar. Artistja u bë e njohur pas publikimit të “Sweet But Psycho”, që rezultoi një hit i jashtëzakonshëm. Ava ka shënuar një tjetër sukses dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Në një postim në Instagram, Max ka zbuluar se projekti “King and Queens” vazhdon të jetë numër 1 në Radio AC. “Kings and Queens” është numri 1 në radion AC !!!!!! Dhe #2 në radio pop !!!!!!! Faleminderit. Tani le t’i bëjmë mbretërit dhe mbretëreshat numër 1 gjithashtu në radion pop. Ju dua. Kjo është çmenduri“, shkruan ndër të tjera Ava.
Gjithashtu Ava ka marrë një çmim të rëndësishëm në Los40 Music Aëards për këngën “Tabu”. “Çfarë viti për “Tabu”. Jam e nderuar. Faleminderit që m keni bërë pjesë të këtij rekordi Pablo Alboran…Vitin e kaluar u shokova pasi mora çmimin për këngën ndërkombëtare të vitit për “Sweet but Psycho” ndërsa këtë vit për tabu. Faleminderit Spanjë për këtë çmim të dytë. Ju dua. Mezi po pres të kthehem.”, ka shkruar Ava. /abncews.al
View this post on Instagram