Milani po përballet në Xhenova kundër Sampdorias vendase, sfidë e javës së dhjetë në Serie A, që është zhbllokuar në minutën e fundit të pjesës së parë.
Jakub Jankto preku topin me dorë brenda zonës dhe penallti për kuqezinjtë. Ekzekutimin e mori përsipër Franck Kessie, i cili goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.
#SampdoriaMilan
Sampdoria 0-1 Milan – Kessie goal ?pic.twitter.com/4D4SPviiAU— ???? ????? (@FastGoal5) December 6, 2020
Goli i katërt në kampionat për mesfushorin afrikan dhe avantazh tepër i rëndësishëm për Milanin, që hedh një hap të sigurt drejt fitores së radhës në Serie A. /abcnews.al