Napoli mposhti 0-4 Crotonen në transfertë ditën e sotme. Fitorja e dytë radhazi në kampionat për djemtë e Gattusos, që janë ngjitur përkohësisht në vend të tretë me 20 pikë, tre më pak se Milani kryesues (luan jashtë fushe me Sampdorian).
Vendasit rezistuan vetëm gjysmë ore lojë, teksa u desh në kryevepër e Lorenzo Insignes për të zhbllokuar ndeshjen. Goli i katërt për kapitenin dhe Napoli e mbylli në avantazh pjesën e parë.
Crotone mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 50-të (e kuqe për Jacopo Petriccione pas një ndërhyrje të frikshme) dhe gjithçka u bë më e thjeshtë për skuadrën mike.
Hirving Lozano gjeti golin pas asistit të Insignes tetë minuta më vonë, teksa pati festë edhe për Diego Demme. Goli i parë në kampionat për mesfushorin gjerman. Sukesi me “poker” u vulos nga sulmuesi Petagna në minutat shtesë.
Një fitore morali për Napolin, që të martën ka një sfidë të rëndësishme në Europa League. Në stadiumin “Diego Armando Maradona” do zbarkojë Real Sociedad dhe Napoli ka nevojë për një barazim për t’u kualifikuar. /abcnews.al
Serie A, java e dhjetë
Crotone-Napoli 0-4
(Insigne 31′, Lozano 58′, Demme 76′, Petagna 90+1′)