Werder Bremen dështoi sërish të merrte fitoren në kampionat. Tre pikët mungojnë prej shtatë javësh në ekipin e Milot Rashicës, i cili vazhdon të qëndrojë jashtë për shkak të një dëmtimi në tendinë.
Werder u mposht 1-2 në shtëpi nga Stuttgart, skuadër që ndodhet në formë të mirë dhe renditet në vend të tetë të Bundesligës. Një episod i veçantë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes.
Minuta e parë shtesë, rezultati ishte 0-1 dhe Silas Wamangituka shënoi golin e dytë për miqtë pasi dribloi portierin e Werder Bremen. 21-vjeçari afrikan nuk e kurseu “talljen” me kundërshtarin dhe veprimi i tij acaroi Davie Selke, sulmuesin e ekipit vendas.
Ky i fundit iu turr duke i kërkuar llogari për gjestin e kryer, teksa Wamangituka nuk reagoi dhe kërkoi ndjesë. E pavlefshme për arbitrin kryesor, i cili i ndëshkoi të dy lojtarët me karton të verdhë. Sigurisht i tepërt ai për afrikanin e Stuttgart. /abcnews.al