Ka nisur puntata e sotme e spektaklit garues “Gladiatori”. Nuk kishte se si edhe këtë herë të mungonin batutat mes moderatores Anna Lika, Enis Ujkanit dhe të ftuarve, të cilët si gjithmonë janë shumë interesantë.
Bëhet fjala për reperin Bala, aktorin Agan Asllani, këngëtaren Rovena Stefa dhe modelin Bekim Shllaku.
Gjatë prezantimit të këtij të fundit, Anna e ka pyetur se çfarë i pëlqen të jetë më shumë aktor apo model. Në këtë mënyrë, ajo ka zbuluar haptazi dhe një “të fshehtë” të saj.
“Para se të bëhesha aktor jam marrë me modelizëm. Pastaj ndryshuan disa gjëra dhe po më pëlqen aktrimi”, tha Bekimi.
Ndërsa moderatorja shtoi: “Edhe unë e nisa si balerinë dhe përfundova aktore, tani prezantoj. Tani nga fundi nuk di ca bëhet”.
Në këtë mënyrë plot humor, ajo foli edhe për diçka që ndoshta më herët nuk e ka rrëfyer diku tjetër. l.k/abcnews.al