Ndeshje spektakolare mes Bayern Munchen dhe Leipzig, dy ekipeve që mbajnë vendet e para në Bundesligë. 3-3 u mbyll dueli i luajtur në “Allianz Arena” dhe kampionët në fuqi vazhdojnë të kryesojnë me 2 pikë më shumë se ekipi i Nagelsmann.
Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 18-të. Kundërsulm i shpejtë i Leipzig, dalje e pastudiuar mirë e Manuel Neuer dhe gol i Christopher Nkunku. Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë, duke shënuar dy herë për katër minuta.
Entertaining right til the end ?#Bundesliga #FCBRBL pic.twitter.com/EMp21Tc9B2
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) December 5, 2020
17-vjeçari Jamal Musiala, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë, realizoi një eurogol në minutën e 30-të. Bayerni nuk u ndal dhe kaloi në avantazh me anë të Thomas Muller, i cili nuk fali nga brenda zonës kundërshtare.
Emocionet nuk kishin mbaruar dhe Leipzig riktheu baraspeshën në aksionin pasardhës. Justin Kluivert mposhti Neuer me një goditje diagonale dhe barazim 2-2. Skuadra mike e nisi mirë edhe pjesën e dytë.
Minuta e tretë, aksion i bukur, kros nga e majta e Angelino dhe finalizim i suedezit Forsberg, i cili u harrua nga mbrojtja vendase dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje me kokë.
Ekipi i Flick nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe ia doli të gjente golin e barazimit çerek ore nga fundi. Sërish Thomas Muller autori i golit. Realizim me kokë pas krosit të Coman, gol që evitoi disfatën e kampionëve dhe i gjithë takimi u mbyll në barazim 3-3. /abcnews.al