Ditën e djeshme u luajt derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit (0-0), teksa në fund rezultoi një ndeshje shumë e vakët, e diktuar edhe nga gjendja e rënduar e fushës së stadiumit “Air Albania”.
Ndryshe ndodh me terrenin e “Selman Stermasit”, që është rinovuar së fundmi dhe gëzon gjendje shumë të mirë. Pritej që derbi të luhej në arenën e bardhebluve, por nuk ndodhi kështu.
Supersport zbulon edhe arsyen e këtij vendimi. Mësohet se Tirana ka një borxh të konsiderueshëm ndaj OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) dhe kjo e fundit nuk e ka marrë përsipër ndriçimin e stadiumit gjatë ndeshjes.
Bardheblutë kanë një borxh prej rreth 44 milionë lekë të vjetra pa shlyer dhe kjo është arsyeja që edhe Partizani po i luan ndeshjet e tij jashtë Tiranës. Përveç borxhit impianti i ndriçimit të “Selman Stermasi” ka probleme, që janë shfaqur që në sezonin e shkuar. /abcnews.al