Laura Nezha në pritje të ëmbël? Historia e dashurisë mes romanticitetit dhe emocioneve!

schedule18:16 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 18:16 - 4 Dhjetor, 2020

Këngëtarja dhe aktorja Laura Nezha këtë të premte ishte e pranishme ne programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndau momente nga jeta e saj private.

Ajo foli për marrëdhënien e saj partnerin. Ai me romatiku, ndërsa Laura me natyrë racionale dhe emocionale.

Ermali e pyet se mos ndoshta shumë shpejt për çiftin do të ketë fëmijë. Këngëtarja tha se i do shumë fëmijët dhe se do jetë një mami e përkushtuar, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur për këtë gje.

“ Unë i dua jashtëzakonisht fëmijët, dhe mendoj se do jem një nënë tepër e dashuruar dhe përkushtuar për fëmijën e saj.  Ne vdesim të dy për fëmijët, i duam shumë shumë. Thjesht po pres momentin e duhur”.

Por a bëhet xheloz partneri i saj në daljet publike të Laurës?

“Në fillim po, sepse ndodh ajo përshtatja në çift. Por unë sot e njoh mirë veten time, ai po ashtu me njeh shumë mirë.  Nuk ka asnjë vend për zhgënjime apo xhelozi”.