Çështja Luis Suarez vazhdon të krijojë debat dhe dhe diskutime në Itali. Juventusi ishte afër blerjes së sulmuesit uruguaian në merkaton e verës. Akordi ishte arritur, teksa “El Pistolero” duhet të kalonte testin e gjuhës italiane për të marrë pasaportën dhe për t’u konsideruar lojtar komunitar.
Provimi ishte fals, sulmuesit i ishte dhuruar teza një ditë më parë dhe Prokuroria e Perugias hapi një hetim në lidhje me këtë çështje. Prokuroria e Perugias konfirmoi ditën e sotme pezullimin për tetë muaj nga ushtrimi i detyrës për Rektorin e Universitetit, Giuliana Gregon; CEO-n e Universitetit, Simone Olivieri; profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca për arsyen e zbulimit të sekretit profesional.
Statement from the Clubhttps://t.co/S8PBH5RDix pic.twitter.com/jMfOMOOs9h
— JuventusFC (@juventusfcen) December 4, 2020
Juventusi ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku thekson se Fabio Paratici, drejtori sportiv i klubit, është nën hetim në lidhje me këtë ngjarje. “Klubi i Juventusit konfirmon se Fabio Paratici (drejtori sportiv) sot është njoftuar në lidhje me garancinë dhe të drejtën e mbrojtjes. Krimi i pretenduar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Perugias, është ekskluzivisht neni 371 i Kodit Penal.
Klubi ynë rikthekson me forcë se Paratici ka qenë korrekt në punën që ka kryer, gjithashtu jemi të bindur se hetimet që po kryhen do të ndihmojnë në sqarimit e pozicionit të tij brenda një periudhe të arsyeshme“, lexohet në komunikatën e kampionëve të Italisë. /abcnews.al