Rivaldo: Messi te PSG? Neymar nuk foli kot, po u bën presion francezëve

schedule13:57 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 13:57 - 4 Dhjetor, 2020

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, ka komentuar atë deklaratë të bujshme të Neymar. Kujtojmë që patrioti i tij deklaroi se dëshiron të luajë sërish me Messin dhe këto fjalë nuk janë rastësi për Rivaldon. Në një intervistë për “Betfair”, 48-vjeçari thekseson se beson që Neymar duhet të dijë diçka dhe mendon se ata mund t’i shikojmë sërish bashkë, por këtë herë me fanellën e PSG-së.

 

“Kur Neymar deklaroi se dëshiron të luajë sërish me Messin, ai duhet të dijë diçka për një transferim të mundshëm të Leos tek PSG-ja. Sinqerisht do të ishte mirë t’i shikosh ata së bashku, madje edhe te PSG-ja. Nuk mendoj se braziliani e tha thjesht kalimthi atë deklaratë.

Me siguri që ai di ndonjë gjë rreth negociatave ose ka biseduar me Messin. Ata të dy janë miq shumë të mirë dhe flasin me njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë që argjentinasit është në fundin e kontratës me Barcelonën”, deklaron braziliani.

“Sipas mendimit tim, Neymar po i bën presion klubit të tij për ta transferuar Messin në sezonin e ardhshëm. Realisht është koha e duhur që francezët ta provojnë këtë transferim. Nuk kanë asnjë tarifë për të paguar për kartonin e Messit si dhe kanë mikun e tij më të mirë në ekip.

 

Me Leon në ekip, kryeqytetasit do të ishin kandidatë potencialë për të fituar Champions League. Duhet të presim, por siç e thashë besoj se mund të ndodhë. “Mbappe? Nëse vjen Messi, atëherë dhe Kylian mund të mos largohet. Ata do të formonin një sulm të frikshëm me Neymar, Messi e Mbappe. Parisi i ka të gjithë mundësitë financiare për t’i përballuar ata dhe ndoshta Mbappe mund të qëndrojë ende tek PSG-ja”, përfundon Rivaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!