India ka regjistruar thuajse 40,000 raste të reja me Covid-19, për të pestën ditë radhazi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të premten vendi konfirmoi 36,595 të infektuar me koronavirus.
Ritmi i rasteve ditore në Indi ka rënë që kur vendi i Azisë Jugore raportoi shifrat më të larta ditore që janë regjistruar ndonjëherë në botë, gjatë gushtit dhe shtatorit.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani vendi numëron 9.57 milion raste, totali i dytë më i lartë i të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa, në 24 orë, vendi konfirmoi po ashtu edhe 540 raste fatale, ndërsa bilanci total shkoi në 139,188. s.b/abcnews.al/

