Roma po përballet me Young Boys në “Olimpico”, takim i vlefshëm për grupin A të Europa League. Verdhekuqtë e kanë siguruar kualifikimin, teksa pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Marash Kumbulla po e ndjek sfidën nga pankina, teksa fraksioni i dytë nisi me një eurogol të ekipit italian. Autori është 18-vjeçari Riccardo Calafiori.
Este es el mega GOLAZO que mete Riccardo Calafiori para la Roma contra el Young Boys???
pic.twitter.com/yNvU4Q7Amq— Calciologia?? (@calciologia_) December 3, 2020
Mbrojtësi ka realizuar një eurogol në minutën e 59-të. Top i kthyer nga mbrojtja helvete dhe “predhë” e adoleshentit, i cili gjen golin e parë zyrtar me verdhekuqtë. /abcnews.al


