Pak ditë më parë, u zbulua romanca më e re e Rihannës me shokun e saj të ngushtë. Diva e muzikës u pa nën shoqërinë e A$AP Rocky të shtunën në një restorant në New York dhe sipas revistës “People”, artistët kanë nisur të shoqërohen prej pak kohësh.
Së fundmi, dyshja e famshme janë fotografuar duke shëtitur krah më krah rreth qytetit të New York-ut një ditë më parë. Çifti mbante maskat mbrojtëse, ndërsa Rihanna shfaqej e veshur me një palë pantallona të bardha dhe një xhup ngjyrë krem.
Thashethemet se dyshja po jetojnë një romancë kanë nisur që kur ajo u nda nga i dashuri miliarder, Hassan Jameel në Janar. Megjithatë, asokohe një burim i afërt me këngëtaren, tha se ajo nuk ishte gati për të krijuar një marrëdhënie tjetër pas ndarjes nga Hassan.
“Ajo sapo doli nga një marrëdhënie e gjatë me Hassan. Po shoqërohet me ASAP Rocky, por nuk po del me të.”, u shpreh burimi. Dyshja rindezi thashethemet gjatë verës, pasi A$AP u shfaq në fushatat për markën “Fenty Skin” të këngëtares. /abcnews.al