Mancini: Spanja si ne, janë kthyer të fortë. Trofeu? E fiton Italia ime

schedule18:39 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 18:39 - 3 Dhjetor, 2020

Sot u hodh shorti i dueleve gjysmëfinale të Nations League. Italia do të ndeshet me Spanjën, teksa sfida tjetër është ajo mes Francës dhe Belgjikës.

Në lojë është trofeu i edicionit të dytë të Nations League dhe ndeshjet do të luhen tetorin e vitit të ardhshëm. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini flet për shortin, vlerëson iberikët dhe shprehet i bindur se në fund do të triumfojnë 4 herë kampionët e botës.

Do të jetë një ndeshje shumë e bukur me Spanjën. Ata ngjajnë shumë me ne, kanë ndryshuar disa lojtarë, teksa kanë konfirmuar disa ekspertë si Sergio Ramos.

Momentalisht janë një kombëtare shumë e fortë, janë kthyer kompetitivë. Në këtë ‘Final Four’ marrin pjesë katër kombëtaret më të forta të Europës, por në fund do fitojmë ne“, deklaron Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!