Humbjet e jetëve në det, aksidentet në rrugë dhe masat e marra përgjatë sezonit turistik janë diskutuar në studion e “Byro Politike” me të ftuarit: Albert Dervishi Drejtori i Rendit Publik, Skënder Bratja, drejtor i urgjencës, Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore dhe gazetari i ABC News Armand Bajrami.
Sipas drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratja, pika kryesore është parandalimi, sensibilizimi dhe trajnimi për të dhënë ndihmën e parë.
Gazetari i ABC News, Armand Bajrami, ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dhërmi, ku u cënua siguria e turistëve dhe qytetarëve në një nga lokalet e natës.
Albert Dervishaj tha se ngjarja e Dhërmiut është nje vepër kriminale dhe shqetësuese për rendin dhe sigurinë publike.
Dervishaj theksoi se janë ngritur komisione që vlerësojnë rrezikun për çdo subjekt dhe për masa shtesë. Ligji sipas tij është në zbatim e sipër dhe nuk ka përfunduar.
Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, u shpreh se në kohën e sezonit turistik ndodh eksod dhe rrjeti rrugor nuk është i përgatitur për flukse njerëzish të tillë. /abcnews.al