Kukësi zhgënjen në Champions/ Barazon 0-0 në “Loro Boriçi” me Valetën e Maltës

schedule22:41 - 11 Korrik, 2018

schedule 22:41 - 11 Korrik, 2018

Kukësi zhgënjeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra shqiptare, që zëvendësoi Skënderbeun në këtë garë, arriti vetëm një barazim pa gola në Shkodër, përballë një kundërshtari modest si Valeta e Maltës.

Formacioni i trajnerit Peter Pakult pati epërsi, por kjo nuk mjaftoi për të shënuar qoftë edhe një gol. Jo vetëm kaq, por edhe maltezët patën shanset e tyre, madje në çdo pjesë loje dhe mund të kishin shënuar.

Zhgënjim për tifozët e paktë kuksianë që ishin në “Loro Boriçi”, me kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e dytë në Maltë. Nëse Kukësi do të eleminohej që në turin e parë eleminator të Championsit, do të pësonte një dështim të madh sportiv dhe financiar. /abcnews.al