Kërkon lirinë, gjykata i pret shpresat Zani Çaushit

schedule15:08 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 15:08 - 3 Dhjetor, 2020

Avokati i Zani Çaushit, Arben Lena është shprehur se Gjykata ka shpallur moskopetencën e gjykimit. Ai ka shtuar se çështja do të shkojë deri në Strasburg.

Sipas tij, seanca e sotme, pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, u konstatua që Myrteza Çaushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim.

Ndërkohë Lena shton se, i njëjti institucion në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim.

“Në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.”

Sa i përket shpalljes së moskopetencës, avokati tregon:

Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Caushi fillimisht mund të ankoheshe në drejtori i IEVP Drenovë, më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur t’i vinte përgjigje negative,mund t’i drejtohej gjykatës. Në lidhje me pretendimet e Zani Caushit është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, këto qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.

IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg, kjo është situata dhe un mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të raste dinamika me probleme,do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi min e drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vujatjes së dënimit.

Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklaratë publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.

Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarëve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka pasur gabime në vazhdimësi,nëse nuk do ishte Zani Caushi çështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje.”

I dënuari me burgim të përjetshëm, Zani Caushi, ka shfrytëzuar kërkesën për liri duke përdorur nenin 64 dhe 65 të Kodit të vjetër Penal. Ai mbahet mend si kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. s.b/abcnews.al/