Pa vdekjen me sy, Grosjean: Tre fëmijët më dhanë forcë për të dalë nga makina

schedule23:42 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 23:42 - 2 Dhjetor, 2020

Piloti i Formula 1, Romain Grosjean, ka dalë ditën e sotme pas atij aksidenti të frikshëm që pësoi në garën e së dielës. Francezi është më mirë tashmë, por në një intervistë për “AFP” e pranon se ajo ngjarje ka lënë tek ai pasoja të tmerrshme.

“Fizikisht jam mirë, por unë pashë vdekjen me sy. Dora e majtë është më e dëmtuar, ndërsa e djathta shumë më mirë. Dhimbja është e durueshme dhe po përdor disa qetësues. Tani duhet të kujdesem për duart e mia që të jem në gjendje të marr pjesë në garën e Abu Dhabit, por edhe për pjesën tjetër të jetës”, deklaron 34-vjeçari.

“Momentin kur u përplasa ishte shumë i vështirë. Zgjidha menjëherë rripin e sigurimit, u mundova të dilja, por ishte e pamundur. Pashë zjarrin dhe fillova të mendoj për Nikin. I thashë vetes se nuk mund të përfundoj kështu. Aty pashë vdekjen që po vinte drejt meje.

Mora forcë nga tre fëmijët e mi, pasi nuk mund t’i lë vetëm. Kur dola ndjeva një lehtësim shumë të madh. Tani ndjek udhëzimet e mjekëve në mënyrë që të shërohem sa më shpejt. Ja kam bërë të qartë familjes se unë dua të rikthehem sërish në makinë për të parë nëse jam ende i aftë për të garuar dhe se nuk kam frikë”, përfundon Grosjean. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!