(VETTING)- Ministri i Sipërmarrjes Eduart Shalsi në vitin 2013 ishte zotuar për anulimin e koncesioneve, ndërsa sot tregon pse ishte e vështirë mbajtja e këtij premtimi. “Në vitin 2013 situata ishte kaq shumë kaotike. Ai lëmsh i trashëguar nuk ishte i lehtë të shpërbëhej brenda një kohe të shkurtër. Janë anuluar shumë koncesione në zonat e mbrojtura disa nuk mund të anuloheshin për shkak të fazës ku ndodheshin”, shprehet Shalsi në VETTING në ABC.
Kjo hidhet poshtë nga hidrobiologu Olsi Nika i cili thotë se nuk dokumentohet anulimi i asnjë HEC-i, përkundrazi, thotë ai, përgjatë qeverisjes së socialistëve janë bërë disa të tjerë.
https://youtu.be/_Jhu4Idcmeo
“Ka qenë një premtim elektoral i fushatës së 2013. Dhe menjëherë pas ardhjes në pushtet u ndërmor një nismë për një sërë lejesh koncesionare. Në fund të mandatit të Berishës, ai e la vendin me 420 plane për koncesione. Sot që ne flasin janë 540”, shprehet ai.
Shalsi sjell në vëmendje HEC-et që ka parë nëpër Europë, ndërsa shton se çdo rrjedhë ka specifikën e vet. Futjen e ujit në tuba nuk mund ta cilësojë medoemos një gabim. “Mund të jetë, mund edhe të mos jetë”, shprehet ai.
“Nuk e përjashtoj që mund të ketë raste të tilla. Unë kam udhëtuar dhe kam parë edhe në vendet fqinje edhe në Europë HEC-e të ndryshme të ndërtuara në rrjedha ujore dhe tuba të gjatë. Çdo rrjedhë ka specifikat e veta. Jo domosdoshmërisht futja e ujit në tub është një faj apo gabim. Mund të jetë, mund të mos jetë. Ka të bëjë me kontekstin, ka të bëjë me rrethanat”, thotë Shalsi./mv.abcnews.al