VETTING/ “S’morëm një kalli misri”, hidrocentrali u ndërtua “tinëzisht”! Pishkashi pa ujë

schedule22:22 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 22:22 - 1 Dhjetor, 2020

(VETTING)– Hidrocentrali i Pishkashit i cili ka nisur punimet që prej pranverës, ka lënë pa ujë banorët e kësaj zone të cilët prej 30 vitesh kanë përdorur burimin e lumit që përshkon fshatin. Sot ky ujë është devijuar drejt Hidrocentralit të Pishkashit që është ndërtuar nga një kompani private. Për pasojë banorët udhëtojnë larg shtëpisë së tyre për të siguruar ujë të pijshëm ndërsa të mbjellat e tyre janë tharë. Kjo situatë e ka kthyer një lagje në Pishkash thuajse të pabanueshme.

Kur qeveritë ndërroheshin banorët e Pishkashit ndaluan ndërtimin e HEC-it deri në pranverën e këtij viti. Kompania private nisi punimet në kohë pandemie kur banorët nuk lejohet të dilnin jashtë. “Në kohën që ishin të mbyllur njerëzit dhe nuk lejoheshin të dilnin jashtë, kompania erdhi dhe nisi punë. Ne nuk dilnim me pi as kafe as për vdekje. Te njerëzit më të afërt shkonim”, shprehen banorët”, shprehen banorët në Vetting në ABC.

Ata thonë se kjo ka shkaktuar dëme dhe efekt negativ për shkak se kanë humbur ujin, të vetmen pasuri me të cilën siguronin bukën e gojës. “Ne kërkojmë dëmin. Më janë dëmtuar arat, të gjitha. Nuk kemi marrë dëmshpërblim. Ishte e pamundur të vadisnim. Ne nuk kemi marrë asnjë kalli misri, asnjë kokërr rrushi. Na u thanë pemët. Do vazhdojmë punën. Ne i kemi marrë me dokument nga kryeministri. Na kanë thënë që në prill që ujin do na e sjellin“, thonë ata.

Por pas miratimit të lejes së koncesionit askush nuk i është përgjigjur për ujin dhe dëmin që i ka shkaktuar ky projekt. “Neve nuk na pyetën fare, na erdhën vetëm furgonat e policisë. Kur u ankuam te bashkia tha nuk dimë gjë për këtë punë”, shprehen banorët./mv.abcnews.al