Selena Gomez është vënë në qendër të vëmendjes pas një shakaje të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes “Save by the bell”. Shakaja i referohej problemeve shëndetësore të këngëtares, ku dy studentë diskutonin me njëri-tjetrin nëse veshka e dhuruar për Selenën kur u sëmur ishte nga mamaja e Justin Bieber apo Demi Lovato.
Kaq ka mjaftuar që fansat e këngëtares 28-vjeçare të reagojnë ashpër në rjrete sociale, duke e cilësuar si ofenduese ndaj Gomez dhe mikes së saj të ngushtë që i dhuroi veshkën. NBC Universal ka kërkuar falje pas kësaj ngjarjeje, duke thënë se nuk ka qenë qëllimi i tyre të talleshin me shëndetin e Gomez, ndërsa njoftuan se do të bëjnë një donacion për fondacionin e këngëtares.
Gomez nuk ka reaguar për ngjarjen, por mikja e ngushtë që dhuroi veshkën, Francia Raisa shkroi në Twitter se e pranon fajin e producentëve, por shtoi se donatorët ndihen të ofenduar nga shaka të tilla të papërshtatshme. Këngëtarja zbuloi se kishte kryer një transplant të veshkës në vitin 2017, pasi kishte luftuar prej disa vitesh me lupusin. /abcnews.al