Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të Maqedonisë në Potenca. 29-vjeçari Agim Miftarov akuzohet se është stërvitur për aktivitete që kanë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, janë zbuluar disa dronë. Ndërsa në celular, ai mbante 900 video të propagandës xhihadiste. Gjithashtu është zbuluar se 29-vjeçari ka bërë kërkime lidhur me përdorimin e dronëve të armatosur dhe për ndërtimin e pistoletave.
Ndërkohë, hetimet e agjentëve italianë kundër tij kishin nisur që në vitin 2009. Hetuesit kanë zbuluar ndër të tjera se Agim Miftarov ka dashur të blejë armë në internet./abcnews.al