Koronavirusi i merr jetën ish-basketbollistit

schedule14:23 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:23 - 30 Nëntor, 2020

Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid në vendin tonë këtë të hënë.

Ish basketbollisti nga Berati dhe ish arbitër i ndeshjeve të volejbollit,Petraq Gjogu, ka humbur jetën nga Covid në moshën 72 vjeçare.

72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë, burime për ABC bëjnë me dije se ai prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas,që e kujtojnë atë me nostalgji. Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij,ka qënë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat,ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD Berat,Gazmend Azizi,duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”,i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i viktimave nga Covid në vendin tonë është 798 persona. /abcnews.al