Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtrimi i vetëm në zgjedhjet presidenciale ishte Donald Trump

schedule12:33 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:33 - 30 Nëntor, 2020

Nga Dean Obeidallah, CNN

Donald Trump  kërkon dëshpërimisht që Amerika të besojë se arsyeja e vetme që Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020, me kaq shumë vota diferencë ishte për shkak të manipulimit të votave.

Trump foli të dielën në mëngjes për Fox Business, duke thënë se kishte shumë prova por gjykatësit nuk e kanë lejuar të paraqesë provat në gjykatë.

Kjo është gënjeshtër. E vërteta është se avokatët e Trump kanë pasur mundësi të shumta për të paraqitur të ashtuquajturat prova të mashtrimit të votuesve, por jo.

Pse? Është kaq e thjeshtë nuk ka prova të tilla. Vetë avokatët e Trump – përfshirë Rudy Giuliani  kanë pranuar në mënyrë të përsëritur në çështjet gjyqësore nga Arizona në Pennsylvani se nuk është penguar në asnjë mënyrë paraqitja e provave.

Arsyeja është shumë e qartë: ata nuk mund të provojnë pretendimet që kanë bërë.

Ekziston një ndryshim midis asaj që një klient mund të tregojë  në publik dhe asaj që një avokat mund t’i thotë një gjyqtari. Prandaj, Trump deklaron tjetër gjë për mediat dhe avokatët e tij tregojnë një histori tjetër për gjykatat .

Si komb, amerikanët duhet të jenë në të vërtetë mirënjohës që fushata e Trump ka ngritur padi në shumë shtete. Nëse Trump nuk do ta kishte bërë, verifikimi i fakteve do të ishte bërë kryesisht nga vetë gazetarët që Trump i ka quajtur për vite me radhë si “armiq të popullit”.

Por ndër njerëzit që nuk kanë besuar në pretendimet e Trump për manipulim zgjedhjesh është edhe gjyqtari Stephanos Bibas.

Në fakt, Bibas, i është bashkuar gjyqtarëve David Brooks Smith dhe Michael Chagares , të dy gjyqtarë të emëruar nga GOP në Gjykatën e  Apelit, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Trump.

Gjykata fillimisht hodhi poshtë përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani, një shtet ku Biden fitoi me më shumë se 80,000 vota,  duke shkruar, “Votuesit, jo avokatët, zgjedhin Presidentin.

Votat, jo njoftimet e shkurtra, vendosin zgjedhjet.”

Gjykatësit më pas deklaruan se: “Procesi gjyqësor kërkon akuza specifike dhe më pas prova. Ne nuk kemi as njërën as tjetrën.”

Pra, përkundër thirrjeve të pandërprera të Trump për mashtrim të zgjedhjeve, kurrë nuk ka pasur prova të tilla. Në fakt, Giuliani e pranoi javën e kaluar para gjykatësit federal Matthew Brann në Pensilvani, duke thënë:  “Nuk kemi të bëjmë me manipulim votash.”

Në Arizona, avokati i Trump Kory Langhofer ngriti një proces gjyqësor për të kundërshtuar rezultatet se Biden kishte fituar . Por Langhofer nuk i besoi pretendimet e Trump për mashtrim votash.

Përkundrazi, ai argumentoi që një “numër i kufizuar” i fletëve të votimit duhet të rishikohen sepse nuk kanë qenë të licensuara.

“Këtu nuk kemi të bëjmë më një rast mashtrimi,” tha Langhofer. “Ne nuk po pretendojmë se dikush ka vjedhur zgjedhjet.

” Ky proces gjyqësor u mbyll përfundimisht nga fushata e Trump pasi ata pranuan se pretendimet nuk do të ndryshonin faktin që Biden fitoi.

Trump mund të vazhdojë të përsërisë pretendimet e tij se zgjedhjet ishin “të manipuluara”, “të rreme”, një “mashtrim” …. Pas katër viteve, amerikanët e dinë mënyrën se si Trump flet.

E vërteta është se Trump-it i është dhënë mundësia për të vërtetuar pretendimet e tij në gjyq por ai ka dështuar. Falë këtyre proceseve gjyqësore, amerikanët kanë kuptuar se i vetmi mashtrim në zgjedhjet e vitit 2020 ishte Donald Trump. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!