“Kjo është e padrejtë”, Sardi Strugaj komenton “fitoren” e Anxhelës në Festivalin e Këngës

schedule11:02 - 30 Nëntor, 2020

schedule 11:02 - 30 Nëntor, 2020

Sardi Strugaj ishte i ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës. Këngëtari komentoi dhe thashethemet që qarkulluan pak ditë më parë, se juria kishte përzgjedhur si fituese këngën e Anxhela Pëeristerit.

Sipas tij, këto lajme do të ndikojnë tek Anxhela negativisht, edhe pse kënga e saj mund të jetë pretendente për të triumfuar. Gjithashtu, ai zgjodhi dhe këngën që sipas tij do të duhet të përzgjidhej për të na përfaqësuar në Eurovision.

Kam frikë se për shkak të këtyre thashethemeve që kanë dalë dhe nëse Anxhela është për ta fituar, kam përshtypjen se nuk do ta marrë për këtë arsye. Kjo është e padrejtë sepse gjithmonë ka lobime të tilla, nuk po them se kënga e saj është më e mira.

Për mua nëse do të zgjidhja një fitues sipas shijeve të mia personale duke marrë parasysh dhe performancën europiane dhe bota i do gjërat e çuditshme dhe të veçanta, është Kamela. Ka një këngë që më pëlqen shumë.”, u shpreh ai. /abcnews.al