Shifra të larta të rasteve me koronavirus janë raportuar edhe në qytetin e Beratit.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 45 raste të reja.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nga rastet e raportuara është konfirmuar pozitiv 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe 1 sanitare në kopshtin “Clirim 1” në Berat.
Lexo edhe: COVID-19 “pushton” institucionet shtetërore në Vlorë, ku janë rastet e reja të konfirmuara
Gjithashtu është konfirmuar pozitiv edhe një punonjës i administratës në Bashki.
Sakaq pozitiv ka rezultuar një infermier dhe një oksigjenit në spitalin e këtij qyteti.
Sakaq e infektuar me koronavirus është raportuar një infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Cukalat dhe dy infermierë në qendrën shëndetësore në Urën-Vajgurore.
Pozitiv për koronavirusi ka rezultuar edhe një specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, një shitëse si edhe dy punonjëse në fasoneritë e këtij qyteti.
/abcnews.al/