Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blero ndan foton e rrallë, si dukej këngëtari kur ishte fëmijë

schedule15:53 - 29 Nëntor, 2020

schedule 15:53 - 29 Nëntor, 2020

Blero Muharremi është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti nga Kosova është shumë aktiv në rrjete sociale, por kur bëhet fjalë për familjen e tij ai tregohet shumë i rezervuar për të ndarë detaje.

Pak orë më parë, autori i hitit “Merri sytë e mi” është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit në Instastory një fotografi, ku shfaqet krah nënës së tij.  “Unë dhe mamaja ime. 1993”, ka shkruar Blero.

Kujtojmë që Blero dhe partnerja Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë një vit më parë. Dyshja e famshme ka treguar gjithmonë se gëzojnë një raport mjaft të mirë, ndërsa nuk ngurojnë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Pak kohë më parë, këngëtari zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Ai theksoi se nuk e kishte kuptuar se ishte infektuar, deri kur bëri një analizë gjaku. Siç u shpreh ai, mund të jetë infektuar në muajin Shkurt, pasi u kthye nga një koncert në Milano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!