Në qytetin e Gjakovës në ditën e Flamurit mbahet Festivali Folklorik Mbarëkombëtare i titulluar, “N’odën e Malësisë së Gjakovës”, edicioni i tretë radhazi .
Ky aktivitet u zhvillua duke respektuar masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Këngët , vallet , instrumentet dhe veshjet e shumta kombëtare me interpretime mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës i dhanë vlera artistike aktivitetit të organizuar në ditën e Flamurit nga Komuna e Gjakovës.
Juria vlerësoi pjesëmarrësit edhe me çmime ku vendin e parë e mori grupi Ana Morava nga Vitia, Kosovë .
Vendin e dytë e mori grupi Jeta e Re Sullpçan nga Maqedonia dhe vendin e tretë e mori grupi Danks Folk nga Elbasani.
/abcnews.al/